Grubi: Kumanova vazhdon të mbetet një bastion i fuqishëm që përkrah Programin tonë dhe Agjendën e blertë

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë tubimit të sotëm të Bashkimit Demokratik për Integrim në komunën e Kumanovës ku u prezantua lista e këshilltarëve tha se Kumanova vazhdon të mbetet një bastion i fuqishëm që përkrah Programin tonë dhe Agjendën e blertë e cila është plot jetë.

Postimi i plotë:

Kumanova vazhdon të mbetet një bastion i fuqishëm që përkrah Programin tonë dhe Agjendën e blertë e cila është plot jetë.
Lista e këshilltarëve për komunën e Kumanovës përbëhet nga profesionist të vërtetë të cilët në mandatin e ri do të sigurojnë prespektivë për të gjithë qytetarët.
Vepro drejtë, voto blertë!
Rretho numrin 3, Voto Arta Mehmeti Ademi – bartëse e listës së këshilltarëve në komunën e Kumanovës
💚🗳3️⃣✅