Ahmeti nga Kumanova: Programi i BDI-së parasheh punë, cilësi dhe garancë që të dëgjohet edhe zëri i qytetarëve

Shpërndaje

Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar fushatën parazgjedhore në Kumanovë duke prezantuar listën e kandidatëve për këshilltarë të kryesuar nga Arta Mehmeti Ademi.

Qytetrëve të Kumanovës iu drejtua edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Postimi i plotë i Ali Ahmetit:

Nga Likova vazhduam në Kumanovë dhe bashkë me qytetarët vulosëm Agjendën e blertë sepse shumë punë na presin në mandatin e ri.
Një jetë më e mirë për të gjithë qytetarët, në të gjitha vendbanimet në vend.
Programi i BDI-së parasheh punë, cilësi dhe garancë që të dëgjohet edhe zëri i qytetarëve.
Vepro drejtë, voto blertë!
Rrethoni numrin 3! Voto Arta Mehmeti Ademi për bartëse të Listës në Kumanovë
💚🗳3️⃣✅