BotaTop Lajme

Trump emëron senatorin Rubio për postin e sekretarit të Shtetit

Shpërndaje

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se Marco Rubio do të jetë Sekretari i Shtetit amerikan.

Republikani tha se senatori i Floridës ishte “lider shumë i respektuar ” dhe një “zë shumë i fuqishëm për lirinë”.

“Ai do të jetë një avokat i fuqishëm i kombit tonë, një mik i vërtetë për aleatët tanë dhe një luftëtar i patrembur që nuk do të tërhiqet kurrë para kundërshtarëve tanë”, shtoi ai.

Sekretari i Shtetit është diplomati më i lartë i Amerikës gjersa këtë post aktualisht e mbanë Antony Blinken.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, në administratën e tij të re.

“Ai do të jetë një avokat i fortë për kombin tonë, një mik i vërtetë i aleatëve tanë dhe një luftëtar i patrembur që nuk do të tërhiqet kurrë ndaj kundërshtarëve tanë”, shprehej zoti Trump në një deklaratë.

Ligjvënësi konservator Marco Rubio njihet për qëndrimet e tij të forta ndaj Kinës, Kubës dhe Iranin dhe ishte një nga kandidatët që zotit Trump po shqyrtonte për postin e nënpresidentit, përpara se të vendoste përfundimisht për senatorin J.D Vance.

Zoti Rubio është nënkryetar i Komisionit të Senatit për Zbulimin dhe anëtar i komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Ai ka nxitur një qëndrim më të ashpër kundër Kinës duke patur si objektiv aplikacionin e mediave sociale TikTok, kompania mëmë e së cilës është kineze. Ai dhe ligjvënës të tjerë thonë se Pekini mund të sigurojë qasje tek dhënat e përdoruesve sa herë të dojë.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump e bëri njoftimin ndërsa po kthehej në Florida nga Uashingtoni pas takimit me Presidentin Joe Biden.