Kurti: Furnizimi me ujë së shpejti do të normalizohet edhe në Fushë Kosovë, Obiliq e Drenas
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë të ditur se furnizimi me ujë është duke iu kthyer normalitetit, pas sulmit terrorist në kanalin kryesor të Ibër Lepencit në komunën e Zubin Potokut.
Lidhur më këtë, ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili thotë se shumë shpejt pritet të normalizohet furnizimi me ujë edhe në Fushë Kosovë, Drenas dhe Obiliq, transmeton Klankosova.tv.
I pari i qeverisë, po ashtu ka përmbledhur në disa pika, sanimet e problemeve që i shkaktoi akti kriminal në Ibër Lepenc.
“Prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optimale për furnizim me ujë të TC “Kosova B”. Ka rifilluar furnizimi i fabrikave të ujit në rajonet e Mitrovicës dhe Prishtinës. Ka filluar furnizimi me ujë për qytetarët e komunave të Skenderajt, Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit. Së shpejti pritet të normalizohet furnizimi me ujë për qytetarët në Fushë Kosovë, Drenas dhe Obiliq”, ka shkruar Kurti.