Kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov pritet solemnisht nga kryeministri i Dimitar Kovaçevski

Shpërndaje

Kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov, sapo ka arritur në Shkup, ku është pritur solemnisht nga kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski.

Petkov në Shkup ka ardhur bashkë me zëvendëskryetarin e Kuvendit Popullor të Republikës së Bullgarisë, Kristian Vigenin, me ministrin për Punë të Jashtme dhe për Transport dhe Lidhje, Teodora Gençovska dhe Nikollaj Sabev.

Në aeroportin e Shkupit delegacionin bullgar u prit nga ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani, ku më pastaj filloi edhe pritja solemne para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Petkov do të realizojë takim me kryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, presidentin Stevo Pendarovski dhe funksionarët tjerë shtetëror.