RajoniTop Lajme

Lajçak: Kosova përjetoi një sulm të dënueshëm terro’rist që synonte infrastrukturën kritike

Shpërndaje

Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë një përmbledhje të aktiviteteve të tij të javës që lamë pas.

Ai ka përmendur sulmin terrorist të ndodhur në veri 10 ditë më parë, ku pati shpërthim në kanalin e Ibër-Lepencit, për të cilin Lajçak tha se e ka dënuar.

“Kosova përjetoi një sulm të dënueshëm terrorist që synonte infrastrukturën kritike – një akt që e dënova fuqishëm”, tha ai.

Ai shtoi se në javën e kaluar, udhëheqja e BE-së mori funksionet e saj dhe bota diplomatike po përgatitet për “sprintin e zakonshëm për fundin e vitit”.

“Gjatë dy javëve të fundit fola në një konferencë mbi situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes në Greqi, mora pjesë në edicionin e këtij viti të forumit MEDais në Marok dhe informova vendet anëtare për gjendjen e dialog”, tha Lajçak.

Ai vlerësoi gjithashtu se java e ardhshme do të jetë po aq e mbushur.

Javët e ardhshme do të jenë po aq të ngarkuara me një orar të plotë takimesh dhe misionesh zyrtare”, përfundoi Lajçak.