MaqedoniTop Lajme

Miteva: Qeveria solli vendim – nuk do të ketë rritje të pagave për funksionarët

Shpërndaje

Në mbledhjen e sotme të 38-të të Qeverisë, u miratuan një sërë vendimesh të rëndësishme në interes të qytetarëve. Në këtë drejtim, ju informojmë për sa vijon:

1. Duke pasur parasysh tendencën e rritjes së pagës mesatare për vitin 2024 në krahasim me atë për vitin 2023, Qeveria miratoi vendim për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë koeficientët për llogaritjen e pagave për zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar, gjyqtarët, anëtarët e Këshillit Gjyqësor, prokurorët publikë dhe anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe për këtë qëllim, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, si dhe Ministria e Drejtësisë, janë ngarkuar të përgatisin ndryshime dhe plotësime ligjore për të ulur koeficientët e përcaktuar për llogaritjen e pagave me qëllim të shmangjes së dëmeve shtesë. Gjegjësisht, legjislacioni aktual parashikon rritje të pagave për zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar, por Qeveria, me qëllim të mbrojtjes së interesit publik dhe për të shmangur implikimet fiskale shtesë në buxhet, solli vendim që të bëhen ndryshime dhe plotësime të ligjeve që nuk do të përkeqësojnë situatën e zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar. Premtuam se një gjë është e sigurtë dhe këtë po e përmbushim, e kjo është se nuk do të ketë rritje të pagave të zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar. Me këtë ngrirje, po e ulim përqindjen nga viti në vit, derisa të arrijmë në përqindje të barabartë me zero.

2. Për më tepër, si Qeveri, kemi premtuar dhe po realizojmë – janë siguruar rreth 1 miliard denarë në buxhet për pagesën e K-15, që është detyrim ligjor për të gjithë punëdhënësit dhe si Qeveri do ta përmbushim këtë detyrim gjatë muajit dhjetor.

3. Gjithashtu, Qeveria miratoi vendim me të cilin u rekomandon të gjitha organeve të administratës shtetërore të mos bëjnë pagesën e pagës së 13-të për vitin 2024, për të shmangur ndikimet fiskale shtesë në buxhet me qëllim të ndihmojë në ruajtjen e stabilitetit fiskal pa ngarkesa të mëdhaja mbi mjetet publike të qytetarëve.

Të nderuar,

Këto janë vendime të rëndësishme për të gjithë qytetarët, përmirësimi i standardit të jetesës dhe ekonomisë janë prioriteti ynë. Si Qeveri, trashëguam një situatë alarmante, por brenda pesë muajve arritëm të konsolidojmë buxhetin ekonomik, të sigurojmë pagesën e rrogave, të investojmë në projektet kapitale dhe të promovojmë zhvillimin ekonomik. Jemi të përkushtuar në stimulimin e investimeve që rrisin produktivitetin.

Kjo strategji ekonomike jep tregues inkurajues dhe për këtë arsye kemi situatë të rritjes së pagave dhe uljes së inflacionit.”