Maqedonia e Veriut dhe BE-ja kanë qasje partneriteti në procesin e bisedimeve dhe në tejkalimin e krizës energjetike

Shpërndaje

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, bashkë me delegacion qeveritar në përbërje të zëvendëskryetarit të Parë të Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, e priti delegacionin e Komisionit Evropian, i udhëhequr nga Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Kryeministri Kovaçevski dhe Kryetarja e Komisionit Evropian,Fon der Lajen, patën një tet-a-tet, pas së cilit në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt takim dypalësh i delegacioneve.

Në takim u bisedua për bisedimet e filluara të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian për anëtarësim të plotë në Union, hapat në kuadër të procesit të integrimit evropian, si dhe masat për përballimin e krizës ekonomike dhe energjetike, të shkaktuar nga situata në Ukrainë.

Përkrahje të qartë nga Komisioni Evropian për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, me vlerësimin se ky mund të jetë një proces dinamik, veçanërisht nëse merret parasysh pajtueshmëria e një pjese të legjislacionit maqedonas me rregulloret evropiane.

Në këtë drejtim, bashkërisht u konstatua se Republika e Maqedonisë së Veriut mund të avancojë shpejt në procesin e integrimeve evropiane, nëse të gjitha subjektet politike në vend angazhohen për realizimin e këtij qëllimi strategjik, gjë që pritet të ndodhë.

U konstatua se integrimet evropiane janë të rëndësishme për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve në vend, sipas standardeve evropiane. Por se integrimi i Maqedonisë së Veriut, si dhe i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është gjithashtu i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë e Unionit, i cili doli në pah veçanërisht me luftën në kontinentin evropian dhe nevojën për përballen së bashku me sfidat e sigurisë dhe ekzistencës.

Veçanërisht u theksua rëndësia e përcaktimit të politikave të Maqedonisë së Veriut, në përputhje me politikën e jashtme të BE-së, në lidhje me luftën në Ukrainë dhe u njoftua se solidariteti i treguar nga vendi ynë me BE-në në mbrojtje të paqes në Evropë dhe bota vlerësohet.

Gjithashtu u shpreh një marrëveshje e përbashkët që ballafaqimi me pasojat e luftës në Ukrainë, si kriza energjetike dhe ekonomike, duhet të bëhet në baza solidariteti si mes vendeve anëtare të BE-së ashtu edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Kovaçevski u falënderua për tërë mbështetjen e mëparshme evropiane në zhvillimin demokratik të vendit tonë, që nga pavarësia e deri më sot, dhe veçanërisht për angazhimin personal të Kryetares së Komisionit Evropian, Fon der Lajen, në fillimin e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me Unionin, pas 17 vitesh nga marrja e statusit kandidat.

“Unë udhëheq një Qeveri evropiane me fokus të qartë në integrimin evropian, gjë që dëshmohet edhe nga notat e mira në raportin e këtij viti të Komisionit Evropian për progresin e vendit tonë. Ne jemi thelbësisht të përkushtuar për zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, në frymën evropiane, përmes dialogut. Aktivitetet tona kryesore tani synojnë ndihmën dhe mbrojtjen e standardeve të jetesës së qytetarëve dhe sigurimin e energjisë në prag të dimrit. Procesi i shpejtë i integrimit në BE është i mundur dhe e meritojmë pas punës sonë të përkushtuar sipas parimeve dhe vlerave evropiane”, tha Kryeministri Kovaçevski në takimin dypalësh me Kryetaren e Komisionit Evropian, Fon der Lajen.