Në Buxhet janë siguruar 250 euro për pajisje elektronike për studentët dhe mbështetje financiare deri në 30.000 euro për të rinjtë
Fokusi i kësaj Qeverie është të sigurojë kushte të denja për jetesë dhe një proces të suksesshëm arsimor për studentët dhe të rinjtë.
Për këtë qëllim, në Buxhetin për vitin 2025 janë siguruar mjete për vauçerë prej 250 euro për blerjen e pajisjeve elektronike – telefon, kompjuter apo tablet për të gjithë studentët, si dhe mjete prej 10 milionë euro të cilat do të dedikohen për të rinjtë deri në 29 vjeç për të filluar biznese, përkatësisht mbështetje financiare deri në 30.000 euro për biznes për të rinjtë.
Vauçeri për studentët prej 250 euro për blerjen e një pajisjeje elektronike do t’u mundësojë studentëve të kenë qasje në teknologjinë e nevojshme për të pasur sukses në botën digjitale të sotme.
Ndërkohë, mbështetja financiare deri në 30.000 euro për të rinjtë për të filluar biznes do të thotë që ata mund t’i shndërrojnë idetë e tyre të biznesit në plane konkrete biznesi.
Përmes mbështetjes, masave dhe projekteve të ndryshme, po punojmë për të mbajtur të rinjtë dhe studentët, që të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, në shtetin e tyre.
Pikërisht për këtë arsye, si Qeveri, jemi angazhuar për përfshirjen e të rinjve në marrjen e vendimeve të rëndësishme dhe dëgjimin e problemeve dhe kërkesave të tyre.
Qeveria është partnere e të rinjve dhe studentëve.
Punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi për të kontribuar për një jetë më të mirë për të gjithë, të ardhme dhe prosperitet.