SHBA/ Kompania Ford do t’i dhurojë 1 milion dollar presidentit Trump për ceremoninë e marrjes së mandatit
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Donald Trump do të marrë një dhuratë të shumëdëshiruar nga çdokush.
Kompania e automjeteve Ford Motor Co. do t’i dhurojë 1 milion dollarë dhe gjithashtu një flotë automjetesh për ceremoninë e mandatit të presidentit. Trump ka propozuar më herët tarifa të konsiderueshme për importet nga Meksika dhe Kanada, si dhe heqjen e një krediti tatimor për automjetet elektrike që përfiton Ford.
Politikat e administratës që po vjen për tarifat dhe automjetet elektrike mund të kenë një ndikim të rëndësishëm tek prodhuesit e automobilave në Detroit, që po përballen me vështirësi për të rritur prodhimin dhe shitjen e modeleve të tyre me bateri.
Kreu i Ford, Jim Farley, u tha gazetarëve më herët këtë muaj se ishte optimist se Trump do të ishte i hapur për të dëgjuar perspektivat e prodhuesit amerikan të automjeteve në lidhje me këto masa.
Kompani të mëdha të tjera, përfshirë Amazon dhe Meta Platforms, gjithashtu kanë dhuruar për ceremoninë e marrjes së mandatit të Trump që do të mbahet në janar.
Trump mblodhi një rekord prej 106.7 milion dollarësh për festimet e tij të mandatit në vitin 2017. Presidenti Demokrat Joe Biden mbledhi 61.8 milion dollarë për ceremoninë e tij në vitin 2021, me kontribute nga kompani të tilla si Pfizer, AT&T dhe Boeing. / abcnews.al