MaqedoniTop Lajme

VLEN: Ata që thirreshin në vlera evropiane, po mbushin listën e zezë amerikane!

Shpërndaje

Partia non grata BDI edhe një herë po e dëshmon se është parti e dështuar dhe pa ideal. BDI e cila bllokoi rrugën e Maqedonisë së Veriut për në BE vite me radhë kërkon llogari se pse VLEN-i nuk e zhbllokon rrugën evropiane për gjashtë muaj. Partia non grata BDI e cila heshti për vite me radhë për reformat në drejtësi dhe kur BE-ja e ndau Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën drejtë BE-së, sot kërkon që këto punë të rregullohen brenda natës me shkop magjik. Ne u themi se po, Maqedonia e Veriut do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian por asnjëherë me një parti antiamerikane si BDI në Qeveri.

BDI non grata, parti e cila rrënoi sistemin gjyqësor në vend, u zhytë në korrupsion dhe krim të organizuar, thirret në vlera evropiane. Një parti e cila për 20 vjet përveç se nuk lëvizi asnjë gurë drejtë Bashkimit Evropian (BE), rrënoi çdo urë që e lidhte shoqërinë tonë me BE-në, duke partizuar në skajshmëri gjyqësorin, njëkohësisht të amnistohen personat non grata si Gruevski dhe e Mijallkov.

Koalicioni VLEN është i angazhuar fuqishëm në implementimin e detyrimeve nga BE-ja dhe presim momentin final të krijimit të Qeverisë politike në Bullgari për ta mbyllur kontestimin me Bullgarinë dhe për të hapur përfundimisht kapitullin e bisedimeve me BE-në.

Ata që thirreshin në vlera evropiane, po mbushin listën e zezë amerikane! Koalicioni VLEN është angazhuar të sanoj plagët të cilat na i ka lënë BDI si barrë. Shërimi i këtyre plagëve në institucione shtetërore po merr kohë. Maqedonia e Veriut brenda këtij mandati do të hap negociatat me BE-në dhe do të jetë shumë afër anëtarësimit të plotë në BE.