Ahmeti pret n’konak përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, z. Eirik Nestas Mathiesen
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka pritur në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor,z. Eirik Nestas Mathiesen me të cilin diskutuan për paqen dhe stabilitetin në vend, forcimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, Integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Postimi nga Ahmeti:
Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim të frytshëm me z. Eirik Nestas Mathiesen, përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor. Diskutuam mbi çështje kyçe që lidhen me:
✅ Paqen dhe stabilitetin në vend dhe rajon, si elementë themelorë për një të ardhme të sigurt për të gjithë.
✅ Forcimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, duke promovuar dialogun dhe mirëkuptimin mes vendeve të rajonit.
✅ Integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, një synim strategjik që mbetet prioriteti ynë kryesor.
✅ Përparimin në marrëdhëniet ndëretnike dhe respektimin e Marrëveshjes së Ohrit si bazë për kohezionin dhe harmoninë tonë shoqërore.
Norvegjia mbetet një partner i rëndësishëm për vendin tonë dhe për rajonin, duke ofruar mbështetje të çmuar në përpjekjet tona për paqe, stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Paqja dhe stabiliteti, marrëdhëniet e mira ndëretnike, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe dialogu konstruktiv janë rruga për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët tanë.