Kronikë e zezëMaqedoniTop Lajme

Aksident tragjik në Rashçe-Saraj: Tri gra të një familje u shuan, një burrë në kërkim – fëmija shpëtoi mrekullisht

Shpërndaje

Nga ujërat e Vardarit në rrugën lokale, në afërsi të fshatit Rashçë-Saraj, ku dje u përplas një veturë, janë nxjerrë tre trupat e femrave N.A.(23), V.A (25) dhe Z.A.(59) nga Gërçeci.

Siç njoftoi MPB-ja, është në kërkim të 56-vjeçarit A.A., i cili sipas të afërmve ka qenë në mjet para se të dalë nga rruga. Fëmija katër vjeç që ndodhej në mjet ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”.

“Me datë 02.01.2025 rreth orës 16:00 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën lokale Saraj-fshati Raçë një veturë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Vardar. Në vendngjarje janë dërguar menjëherë punonjësit e policisë, Shërbimi i Urgjencës Mjekësore dhe prokurori publik. Rreth orës 21:00, zyrtarët policorë të njësistit “Tigra” kanë nxjerrë automjetin “Audi” me targa të Shkupit nga ujërat e lumit Vardar, në të cilin janë gjetur tre femrat e ndjera N.A.(23), V.A (25) dhe Z. A. (59) të gjithë nga fshati Gërçec, Shkup.

Mjeku nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen, ndërsa sipas urdhrit të prokurorit publik, trupat e të ndjerit janë dërguar për autopsi”, thonë nga MPB.

Më herët, Prokuroria Themelore Publike njoftoi se vetura drejtohej nga njëri prej personave të vdekur./Alsat.mk

Trupat e tri grave që u gjeten në Vardar dërgohen për obduksion, personi i katërt po kërkohet me
dron

Trupi i burrit që dyshohet se ishte ne makinën e cila ra në lumin Vradar mbrëmë po kërkohet me dron.

Kështu raportojnë mediat në Maqedoni, teksa japin lajmin për vazhdimin e vazhdimit të kërkimeve për gjetjen e personit të katërt A.A (56) nga fshati Gërçec, që dyshohet se ishte në makinë bashkë me tre persona tjerë për të cilët u raportua se kanë vdekur dhe se trupat e tyre tashmë janë dërguar për obduksion.

I vetmi që ka shpëtuar është një fëmijë i cili ndodhet në spital.

“Gjendja shëndetësore e pacientit që po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve është stabile, janë bërë vlerësimet fillestare, parametra të caktuara biokimike dhe tomografi kompjuterike, që janë në rregull. Por për shkak të mënyrës se si ka ndodhur lëndimi, respektivisht për shkak të anamnezës, fëmija po mbahet për observim”, ka deklaruar mjeku Lazo Jovçeski në një deklaratë për Sitel.

Sipas informacioneve jozyrtare, në veturën që ra në ujërat e lumit Vardar kishte 5 persona.

“Më datë 02.01.2025 në ora 16:00 në SPB-Shkup është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Rashçe, një veturë e udhëtarëve ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Vardar. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë dhe urgjenca mjekësore, ndërsa ekipi i njësitit “Tigrat” po merr masa për largimin e veturës. Në vendngjarje ndodhet edhe prokurori publik. Në orën 18:00 nga SPQ “Shën Naumi i Ohrit” na njoftuan se tek ata nga ana e kalimtarëve të rastit është kanë sjellë një fëmijë katër vjeçar, i cili më pas është transferuar në Qendrën Klinike”, thonë nga MPB.

Vazhdojnë kërkimet për trupin e katërt të pa jetë nga aksidenti në Vardar

Janë duke vazhduar ende kërkimet për trupin e katër të pa jetë nga aksidenti në lumin Vardar të Maqedonisë së Veriut.

Ekipi i Klan Kosovës tashmë është atje në vendin e ngjarjes.

Mediat atje kanë raportuar se viktima në fjalë është burrë dhe po kërkohet edhe me dron. Të vdekura nga ky aksident janë edhe tri gra, trupi i të cilave është dërguar për obduksion.

Ndërsa është shpëtuar një foshnje dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.