Bota

E premtja vendimtare! Kabineti izraelit do hedhë në votim miratimin e marrëveshjes së armëpushimit

Shpërndaje

Kabineti qeveritar izraelit ka caktuar ditën e votimit të marrëveshjes së armëpushimit.

CNN raporton se parlamenti izraelit do të mblidhet mëngjesin e së premtes për të miratuar marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve.

Takimi i kabinetit do të vijë një ditë më vonë se sa ishte planifikuar fillimisht, pasi zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu tha se disa çështje të prapambetura po diskutohen në Doha, Katar.

Vendimi për të mbajtur mbledhjen e kabinetit të premten tregon se ato çështje të tashmë janë zgjidhur.

Zyra e kryeministrit më parë tregoi se kabineti do të mblidhej vetëm pasi të sqarohej çdo detaj i marrëveshjes së arritur mbrëmjen e së mërkurës.

Kujtojmë se marrëveshja u arrit në Doha pasi kryeministri i Katarit takoi veçmas në zyrën e tij zyrtarët e Hamasit dhe të Izraelit./Top Channel