Biden flet pas takimit të G7: Ramë dakord të ecim përpara me paketat shkatërruese të sanksioneve

Shpërndaje

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka treguar se çfarë ka diskutuar me homologët e tij në mbledhjen e G7 të thirrur pas sulmit rus mbi shtetin e Ukrainës.

Ai ka thënë se janë paralajmëruar masa të sanksioneve shkatërruese dhe sanksioneve tjera ekonomike.

“Këtë mëngjes, u takova me homologët e mi të G7 për të diskutuar sulmin e pajustifikuar të Presidentit Putin ndaj Ukrainës dhe ne ramë dakord të ecim përpara me paketat shkatërruese të sanksioneve dhe masave të tjera ekonomike për të kërkuar llogari nga Rusia. Ne qëndrojmë me popullin e guximshëm të Ukrainës”, tha ai.

Në një deklaratë të përbashkët pas një takimi virtual të enjten, udhëheqësit e G7 thanë se presidenti rus Vladimir Putin ka “rifilluar luftën në kontinentin evropian”. Nga G7 thanë se ata qëndojnë të bashkuar me NATO’n, BE’ne dhe vendet anëtare dhe se do të vendosin për veprimet e nevojshme për të ruajtur integritetin e rendit ndërkombëtar, raporton CNN