KONFIRMOHET/ Rusia merr nën kontroll centralin bërthamor të Çernobilit

Shpërndaje

Forcat ruse kanë marrë kontrollin e centralit bërthamor të Çernobilit, vendi i fatkeqësisë më të madhe bërthamore në botë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, kishte deklaruar më herët se forcat ukrainase kishin pikasur trupa ruse në vende të ndryshme rreth zonës së kontrollit prej më shumë se 2,500 kilometra katrorë rreth uzinës.

“Forcat pushtuese ruse po përpiqen të kapin #Chornobyl_NPP”, shkroi Zelenskyy në Twitter.

“Ushtarët tanë po japin jetën që tragjedia e vitit 1986 të mos përsëritet. Kjo është një rrezik lufte kundër të gjithë Evropës.”, shtoi ai.