Pamje tronditëse nga momenti kur ushtria ruse mbërrin në Çernobil

Shpërndaje

Ushtria ruse ia ka mësyrë edhe Çërnobilit, zonës problematike me radioaktivitet ekzistues që nga shpërthimi i 1986-ës.

Një përdorues i Twitter-it ka shpërndarë momentin kur ushtria ruse mbërrijnë në Çernobilin e Ukrainës.Shpërthimi i armëve të zjarrit mund të çlirojë rrezatim, sipas raportimeve.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Ky i fundit shkroi në Twitter se forcat ruse po përpiqen të marrin kontrollin e termocentralit bërthamor të Çernobilit.

“Forcat pushtuese ruse po përpiqen të kapin Chernobilin [Centralin Bërthamor]. Mbrojtësit tanë po sakrifikojnë jetën e tyre që tragjedia e vitit 1986 të mos përsëritet”, shkroi Zelensky në Twitter.