Dalin pamjet disa minuta pasi kosovari vret me armë zjarri pronarin e një lokali në Gjermani (Video)

Shpërndaje

Sipas mediave vendase, pronari 38-vjeçar i një lokali në Herzogstraße në lagjen Friedrichstadt ka debatuar me një shqiptar 52-vjeçar me origjinë nga Kosova. Ata dolën jashtë restorantit për të zgjidhur debatin me tyre, por sherri u përshkallëzua dhe 52-vjeçari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.

Pak më vonë, policia ka mundur të arrestojë pa rezistencë një person të armatosur me armë zjarri para lokalit. Sipas policisë, personi i arrestuar është një kosovar 52 vjeçar me banim në Gjermani.

Aktualisht është e paqartë nëse autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin.

Megjithatë mediat në Kosovë bëjnë me dije se viktima është një serb.

Derisa, media merr vesh se i vrarë ka mbetur Aleksandër Stefanoviç, me nacionalitet serb, i njohur për arte marciale.

KLIKO KETU PER VIDEO