RajoniTop Lajme

KURTI premton që Pejën do ta bëjë kryeqytet të sportit

Shpërndaje

Në tubimin qendror të hënën në sallën e Sportit në Pejë, kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, premtoi se Pejën do ta bëjë kryeqytet të sportit.

Në tubimin zgjedhor në këtë komunë, Kurti është zotuar përfundimin e investimeve të nisura e nisjen e atyre të reja në infrastrukturën sportive.

“Kjo salla e sporteve Karagaç gjithashtu do të rinovohet thellësisht e tërësisht për sportistët e Pejës e për të mirëpritur gara ndërkombëtare. Për stadiumin Shahin Haxhi Islami ku I ka zhvilluar historikisht ndeshjet klubi Besa I kemi ndarë 19 milionë euro. Stadiumi është në gjendje të mjerueshme”, tha Kurti.

Po ashtu premtim pati edhe për rritjen e numrit të vizitorëve në 500 mijë sosh.

As në tubimin në Pejë, nga Kurti nuk kanë munguar akuzat ndaj partive opozitare.

“Nuk ka se si të mos çuditeni kur dëgjojmë nga udhëheqja e LDK-së se policia e Kosovës, kryeministri i Republikës, institucionet e shtetit tonë na qenkan si Serbia e Millosheviqit. Por këtu qysh e dini edhe ju vet, LËDËKYHI edhe PËDËKYHI janë bashkë në koalicion”, tha Kurti.