Erdogan: Turqia do të ndajë vaksinën vendase me të gjithë njerëzimin

Shpërndaje

Presidenti i Turqisë, Rexheo Taip Erdogan, tha se Turqia do të sigurojë vaksinën e saj vendase Turkovac për të gjithë njerëzimin.

Duke folur gjatë një interviste televizive për kanalin e lajmeve A Haber, presidenti Erdoğan tha: “Unë e di që disa nga qytetarët tanë prisnin produktit tonë për t’u vaksinuar”, duke i nxitur ata të tani të vaksinohen me vaksinat e tyre Turkovac.

Që në fillim të zhvillimit të vaksinës, Erdogan është zotuar se do ta bëjë të disponueshme vaksinën globalisht, duke thënë se ajo do të përdoret për të përfituar mbarë njerëzimi.

Pasi vaksina u zhvillua dhe u testua për muaj, të mërkurën Turqia njoftoi se vaksina e prodhimit vendas kundër COVID-19, Turkovac, u miratuar për përdorim urgjent.

“Që nga sot, ne jemi bërë një nga nëntë vendet që prodhojnë vaksinë kundër COVID-19”, tha ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Vaksina do të jetë në përdorim të gjerë që nga java e ardhshme, shtoi ai.

Sipas të dhënave të fundit, Turqia ka administruar më shumë se 128 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 që nga fillimi programit të imunizimit në janar.