Komuna e Tetovës fton qytetarët në debatin publik për buxhetin e vitit 2022

Shpërndaje

Komuna e Tetovës i fton të gjithë qytetarët të marrin pjesë në debatin publik për buxhetin për vitin 2022. Siç thonë nga komuna, debati është me qëllim që të përfshihen edhe qytetarët në përpunimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Debati do të mbahet në Sallën e Këshillit të Komunës së Tetovës të hënën në ora 13:00.

“Janë ftuar të gjithë qytetarët, shoqatat qytetare, organizatat joqeveritare dhe të gjitha palët e interesuara që publikisht t’i shprehin qëndrimet e tyre, vërejtjet dhe propozimet lidhur me buxhetin për vitin 2022. Çdoherë jemi të hapur për dialog kontruktiv dhe miratimin e zgjidhjeve të përbashkët. Të gjitha vërejtjet dhe propozimet, do të merren parasysh në evaluimin e mëtejshëm”, thuhet në kumtesën e Komunës së Tetovës.

Kryetari i Komunës Bilall Kasami për nesër organizon takim të hapur për diasporën.

“Unë personalisht së bashku me ekipin tim do t’ju pres të gjithëve që t’i dëgjoj idetë e juaja, kërkesat, nevojat dhe problemet me të cilat ballafaqohemi gjatë qëndrimit në atdheun e juaj, si t’i lehtësojmë nevojat e juaja të cilat paraqiten gjatë qëndrimit të juaj”, tha Kasami përmes Facebook.