Bota

Ndalesa për Tik-Tok hyn në fuqi të dielën! Gjykata Supreme e SHBA-ve e konfirmoi ligjin

Shpërndaje

Gjykata supreme e SHBA e konfirmoi ligjin që mund të sjellë ndalim të plotë të TikTok-ut pas dy ditëve për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare. Ndalimi i TikTok në Amerikë hyn në fuqi të dielën dhe tani e vetmja mundësi që platforma të vazhdojë të funksionojë në SHBA është që kompania amë kineze ByteDance ta shesë atë deri më 19 janar. ByteDance e kontestoi ligjin, duke argumentuar se ai shkel mbrojtjen e lirisë së shprehjes për më shumë se 170 milionë përdorues amerikanë të aplikacionit. Megjithatë, ky argument u refuzua nga gjykata më e lartë e vendit, që do të thotë se TikTok tani duhet të gjejë një blerës të miratuar për versionin amerikan të aplikacionit ose të përballet me mbylljen në SHBA.