E motra e tij njoftoi se ai ka ‘ethe’/ Ushtarët nisin dhe qajnë për Kim Jong Un (Video)

Shpërndaje

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, deklaroi dje të mërkurën “fitoren” e vendit të tij mbi pandeminë e re të koronavirusit, pasi për rreth dy javë nuk u regjistrua asnjë rast i një pacienti “me ethe”. Por në një tjetër moment, shfaqet motra e liderit Kim Yo Jong duke mbajtur një fjalim për herë të parë.

Ndërsa publiku shfaqet duke qarë teksa thotë se Kim Jong Un kishte ethe gjatë shpërthimit të Covid-19.

Koreja e Veriut, një nga vendet e para në botë që mbylli kufijtë e saj në janar 2020, pas shfaqjes së SARS-CoV-2 në Kinën fqinje, është mburrur prej kohësh se ishte në gjendje të shmangte pandeminë.

Pas 29 korrikut, asnjë rast i një pacienti “me temperaturë” nuk është raportuar nga qeveria e Koresë së Veriut. Sipas të dhënave që janë bërë të ditura, që nga fundi i prillit ka pasur 4.8 milionë të infektuar por vetëm 74 vdekje, me fjalë të tjera shkalla zyrtare e vdekjeve është 0.002%.