E rrahu gruan se nuk i pëlqeu si e rregulloi shtratin, ferizajasi dënohet nga Gjykata

Shpërndaje

Gjykata e Ferizajt e ka dënuar me gjobë prej 400 euro një qytetar të Ferizajt, i cili akuzohej se e kishte rrahur gruan pasi nuk i kishte pëlqyer se si e kishte rregulluar shtratin.

Sipas aktakuzës, i akuzuari kishte kërkuar nga bashkëshortja e tij që ta rregullojë shtratin dhe ajo e kishte rregulluar.

Dosja e Prokurorisë thotë se të akuzuarit nuk i pëlqeu mënyra se si bashkëshortja e kishte rregulluar shtratin dhe kishte filluar ta ofendojë dhe më pas duke e kapur për flokë e ka goditur 5 herë në fytyrë.

Lidhur me këtë rast i akuzuari para Gjykatës së Ferizajt ka pranuar fajësinë dhe ka shprehur keqardhje e pendim lidhur me rastin e ndodhur, të cilat deklarata Gjykata i mori si rrethana lehtësuese.

Gjykata ka vlerësuar se rrethanat rënduese nuk kishte në këtë rast andaj i shqiptoi dënim me gjobë prej 400 euro.