Nga Silvana Begaj, Suedi: Sa shumë politikanë nga Opozita dhe ata në pushtet po hidhen në “zjarr” për shqiptarët në Diasporë!
Sa shumë Politikanë nga Opozita dhe ata në Pushtet po hidhen në zjarr për shqiptarët në Diasporë!
Sot, që kemi votën e Diasporës të mundshme, zëri i tyre po gjëmon kudo. Akuza me njëri tjetrin për proçesin, për transparencën e tij, për manipulimin e mundshëm etj.
Akoma skam dëgjuar të tregojnë çkanë bërë dhe çkanë në plan të bëjnë për Mërgimtarët!
Pse nuk flasin sesi përfaqësia diplomatike nuk ka forcën të mbrojë shtetasit e saj nëpër botë.
Sa të burgosur padrejtësisht, sa të humbur, sa shqiptarë që iu shkelet dinjiteti edhe nga një doganier i thjeshtë.
Por jo! Diaspora është para( dërgesat për nevojat bazike të familjarëve që duhej të mbuloheshin nga shteti) dhe Votë tashmë.
Janë bërë dhe merak Opozita e bashkuar se do manipulohen votat me anë të Ambasadave Shqiptare.
Sa për rikujtesë: As tani dhe as në qeverisjen Tuaj ambasada nuk ka pasur ndonjëherë regjistër me numërin e saktë të shqiptarëve jashtë vendit. Për të mos folur për qasjen dhe problemet e tjera…
Shpresoj të përpiloni një plan për Përkrahjen dhe bashkëpunimin e ngushtë me Diasporën e pas kësaj mendoni për Votën tonë.
#Silvana Begaj