Nga sot patentë shoferët me emrin e ri kushtetues të shtetit, targat me shenjën NMK
Nga sot, 1 janar, dokumentet personale dhe patentat e shoferit me emrin e vjetër të shtetit nuk do të vlejnë. Ata që kapen me patentë të vjetër do të ndëshkohen me një gjobë prej 100 eurosh. Deri tani janë lëshuar mbi 800 mijë patenta me emrin e ri kushtetues të shtetit. Në pikat e ndërrimit nuk vërehet rrëmujë dhe procesi i zëvendësimit po ecën pa probleme.
Ministria e Punëve të Brendshme u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk i kanë rinovuar patentat e tyre të shoferit, ta bëjnë këtë deri në afatin e fundit. Ata deklaruan se shërbimet po funksionojnë me kapacitet të plotë.
Autoritetet kanë njoftuar se deri tani janë lëshuar rreth 800 mijë patent shoferë me emrin e ri të shtetit – Republika e Maqedonisë së Veriut.
Paraprakisht, edhe targat e veturave janë ndërruar dhe ato duhet ta mbajnë parashtesën NMK.