Nuk dihet kush do ta zëvendësojë Ilire Dautin! Bexheti: Kush do që të jetë, do vazhdojmë të bllokojmë Ligjin e “branitellave”
Fronti Europian ende nuk ka vendosur se kush do të jetë kryetar në Komisionin për Politikë Sociale, pas dorëheqjes së Ilire Dautit.
Koordinatori i Frontit Europian, Blerim Bexheti siguron se kushdo që vjen në atë pozitë do të vazhdojë ta bllokojë ligjin e Branitellave, siç e bënte Ilire Dauti.
Sipas Bexhetit, skenari i djeshëm është për shkak të pafuqisë së Afrim Gashit.
Potencon se Gashi është vetëm formalitet në atë pozitë.
Ndryshe, në seancën e djeshme plenare, Ilire Dauti dhe dorëheqje nga pozita e kryetares, aktualisht zv kryetar i këtij komisioni është Ilir Demiri po nga Fronti Europian.
Sipas VMRO-së pavarësisht dorëheqjes së Dautit, komisioni duhet vazhdojë me punë. /tvklan.mk