RajoniTop Lajme

Rama: Së shpejti shpallet paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore në banesa

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë me dije se së shpejti do të bëhet shpallja e paketës së dytë mbështetëse për panelet diellore në banesa.

“Kryeministër a mund të kenë lehtësira qytetarët, të cilët individualisht do të vendosin panele diellore mbi çatitë e tyre, qoftë në pallate apo në banesa?” , kësaj pyetjeje Rama iu përgjigj në rubrikën “Sy m’Sy” përmes një reagimi në rrjetin social Facebook.

Rama thotë se sigurisht që do të ketë lehtësira.

“Po, sigurisht që ka dhe prandaj dhe jemi sot të parë në rajon për vetëprodhimin e energjisë diellore nga familjarët dhe nga bizneset. Prodhojmë 196 megavat, 4-fishin e Serbisë dhe më shumë se 10-fishin e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Së shpejti do të bëhet shpallja e paketës së dyte mbështetëse për familjarët dhe do të jetë një sukses se siç ndodhi me paketën e parë, interesi është i madh dhe u shterua gjithë financimi 100%.

Kryeministri Edi Rama i dha një përgjigje edhe qytetarët që i komenton: “Po ti thuash ti popullit fluturon gomari shumë e besojnë se ju ke bërë vaksinën e partisë”.

“Dëgjo, kush e nënvlerëson këtë popull bën një gabim të madh. Ne shqiptarët jemi si të tjerët kur bëjmë të gjithë si trajner futbolli. Po erdhi puna te politika nuk na e ha qeni shkopin. Shqiptari e dallon mirë atë që bën punë nga ai që prish punë. Jeta shqiptare reale nuk është e rrjeteve sociale, e as atyre dhe kur ulet energjia, zgërdhihen pse e quajmë arritje historike. E tillë ka qenë përpjekja për ta kthyer Shqipërinë në një dekadë nga një vrimë të zezë që për pak vite fiton pavarësinë e plotë energjike. Kështu që nëse ka një arsye themelore pse unë dhe partia Socialiste fitojmë, nuk është se populli është budalla, por është i drejtë në vlerësimin e punës, por i jep secilit hakun, përkundër atyre që flasin e s’dinë ça flasin kanal në kanal, e portal me portal e pastaj habiten se pse ne fitojmë dhe ata humbasin”-ishte përgjigja e Ramës.