MaqedoniTop Lajme

ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët përmes një kumtese thonë se Ministria e Punëve të Brendshme po rikthehet në organ partiak të VMRO-DPMNE-së, njëjtë si në kohën e Nikolla Gruevskit dhe Gordana Jankullosvskës.

“Pas degradimit të shqiptarëve nga pozitat udhëheqëse, dorëheqjes së njërit prej funksionarëve shqiptarë për shkak të mospërfiëljes, mos ndëshkimit të policit që demoloi flamurin shqiptar, tani ka filluar edhe ndryshimi i simboleve të njësiteve duke vendosur simbole partiake të VMRO-së, duke na rikthyer si dezhavu në kohën e Jankullovskës. Në 80 vjetorin e njësitit për mbrojtje të afërt të personave dhe objekteve, në simbolin e këti njësiti në vend të bufit është vendosur luani i VMRO-së.
Me këto veprime, Ministria e Punëve të Brendshme gjithnjë e më shumë po bëhet një etnike dhe një partiake, duke u rikthyer në famëkeqen “MVR-VMRO”.

Pyesim publikisht se cili është roli i zëvendës ministrit shqiptar, por edhe i partive shqiptare në Qeveri, të cilët jo vetëm që nuk ndalojnë këtë projekt, por as nuk reagojnë dhe nuk thonë asnjë fjalë të vetme. A është ky çmimi që duhet të paguajnë shqiptarët në veçanti dhe qyteyarët në përgjithësi për disa kolltuqe të funksionarëve të Vlenit!?” – thonë nga Aleanca për Shqiptarët.