MaqedoniTop Lajme

BDI: Betoni dhe Korrupsioni po Mbytin Çairin – Kush do të Mbajë Përgjegjësi?

Shpërndaje

Në vend që të transferojë fajin dhe të sajojë arsyetime për dështimet e tij, kryetari i Komunës së Çairit duhet t’u japë përgjigje qytetarëve për kaosin urban dhe betonizimin e pakontrolluar që po shkatërron këtë qytet.

Nuk ka ajër, nuk ka hapësira për fëmijë, nuk ka vend për të ecur, nuk ka dritë.

Ka vetëm beton dhe korrupsion.

Çdo cep i këtij qyteti është bërë një treg privat ku lejet ndërtimore nuk janë dhënë për zhvillim, por për përfitime personale të një grupi të vogël njerëzish.

Kjo është fytyra e vërtetë e keqqeverisjes që po shkatërron Çairin dhe jetën e përditshme të banorëve të tij.

Në vend që të mbrojë qytetarët, komuna i ka shitur interesat e tyre.

Në vend që të sjellë investime të mençura dhe projekte që përmirësojnë jetën, ajo ka lejuar ndërtime të egra që po e shkatërrojnë këtë vend.

Dhe sot, kur qytetarët po kërkojnë llogari, kryetari i komunës po mundohet të gjejë armiq imagjinarë për të fshehur paaftësinë dhe korrupsionin e tij.

Kush është duke i ndërtuar ato ndërtesa monstër pa leje, pa vende parkimi, pa infrastrukturë minimale?