Kurti përkujton grevën e minatorëve të Trepçës: Kjo është rezistenca që na çoi në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës
Sot, 36 vjet më parë, 1,300 minatorë të Trepçës hynë në grevë për tetë ditë, siç ka shkruar kryeministri në detyrë Albin Kurti, raporton GazetaBlic.Nga 20 shkurti deri më 28 shkurt 1989, minatorët, nëntokë, u bëjnë ballë politikave antishqiptare të Serbisë dhe Jugosllavisë.
Kurti ka theksuar se kërkesat e minatorëve përfshinin, mes të tjerash, kërkesën për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, që është bërë e njohur për gjithë botën.Pas ndërprerjes së grevës, autoritetet serbe mbyllën minierën dhe arrestuan 15 minatorë. Më vonë, në mars të 1989, iu suprimua autonomia e Kosovës.
Kurti ka shtuar se këto ngjarje ishin një hap në procesin e gjatë të rezistencës, që përfundoi me çlirimin e Kosovës më 1999 dhe pavarësimin e saj në 2008. Trepça, siç ka shkruar Kurti, është shumë më tepër se një ndërmarrje; ajo është një lidhje që lidh të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës.