MaqedoniTop Lajme

Kuvendi i RMV-së miraton ndryshimet ligjore, tregtarët detyrohen t’i publikojnë çmimet në ueb-faqe

Shpërndaje

Kuvendi i RMV-së në seancën e sotme të 35-të miratoi ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve, ku deputetët e shumicës presin transparencë më të madhe të çmimeve nëpër markete, përmirësim të konkurrencës dhe ulje të çmimeve.

Me këto ndryshime, tregtarët me pakicë obligohen të publikojnë çmimet e produkteve në ueb faqet e tyre.

Një ligj i tillë për mbrojtjen e konsumatorit javën e kaluar u miratua edhe në Kroaci ku tregtarët me pakicë në Kroaci do të detyrohen të publikojnë dhe përditësojnë rregullisht çmimet e të gjitha produkteve në faqet e tyre në ueb faqe dhe të mundësojnë qasje të papenguar në mjetet digjitale ku do t’u ofrojnë klientëve mundësinë për të krahasuar çmimet në kohë reale.