Anulohet gjyqi për spitalin modular, familjarët kërkojnë hetim ndërkombëtar

Shpërndaje

Familjarët e viktimave të modularit të djegur të cilët shkuan për të dëshmuar në Gjykatën Themelore të Tetovës, nuk kanë besim në drejtësinë në vend. Ata thonë se rasti duhet të ketë edhe hetim ndërkombëtar, pasi, sipas tyre nuk janë akuzuar të gjithë personat përgjegjës për këtë tragjedi. Familjarët u shprehën të revoltuar për anulimet sipas tyre të qëllimshme të seancave gjyqësore.

“Shpresojmë se e drejta do shkoj në vend por në këtë shtet nuk ka drejtësi. Megjithatë ne nuk do ndalemi këtu, do vazhdojmë më tutje, sepse është një zinxhir i madh i atyre që duhet të akuzohen jo vetëm këta tre persona. Drejtësi nuk ka këtu e kemi parë nga shumë montime që ka pasur në këtë shtet dhe drejtësi nuk ka, por ne si familjarë do mundohemi dhe shpresojmë se do ia dalim, patjetër dikush të mbaj përgjegjësi për atë punë. Do kërkojmë ne edhe hetim ndërkombëtarë”, u shpreh një familjar.

“Sipas shteti a ka nevojë për hetim ndërkombëtar ku një spital digjet për tyre minuta. Drurin e fut në zjarr nuk digjet për tre minuta. S`ka logjik mos kërkohet hetim ndërkombëtar. Për tre minuta u shkrumbua spitali.

Drejtësia këtu është zëri. Një vit e gjysmë po përgatiten, përse anulojmë gjykimet kur dëmi është bërë ndërsa përgjegjësit rrinë në liri, kush do mbaj përgjegjësi për këto viktima”, tha një tjetër familjar.
Seanca e sotme për djegien e spitalit modular në Tetovë u anulua, pasi mungonte i akuzuari i dytë, ish drejtori ekonomik Artan Etemi. Seanca e radhës do të mbahet në 31 janar. /Alsat.mk