Publikohet një video e shkurtër e vrasjes së Ivanoviqit dhe lidhjes së Aleksandar Vuciqit me rastin

Shpërndaje

Familjarë, bashkëpunëtorë të afërt dhe qytetarë, kanë ndezur qirinj sot në 5-vjetorin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, para selisë së Iniciativës Qytetare “Liri, demokraci, drejtësi” në veri të Mitrovicës.

Në vendin e vrasjes u mbajt ngjarja përkujtimore në ora 8:15, pikërisht në kohën kur kishte ndodhur vrasja pesë vite më parë, e cila u organizua nga familja, ndërsa edhe një ngjarje e tillë pritet të mbahet në ora 10:00 që do të organizohet nga Iniciativa që ai e kishte udhëhequr.

Po sot, Instituti Octopus ka publikuar një video të shkurtër me rastin e 5-vjetorit të #vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe lidhjes së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me këtë vrasje.

Si erdhi Vuçiqi me shefin e BIA-së në Mitrovicë , katër ditë pas vrasjes së Ivanoviqit?

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq në janar të vitit 2018 kishte vizituar veriun e Mitrovicës, si dhe vendin ku ishte vrarë politikani serb Oliver Ivanoviq me gjashtë plumba.

Në homazhet për Ivanoviqin, Vuçiq ishte i shoqëruar nga një delegacion serb, pjesë e të cilit ishte edhe Bratislav Gashiqi i cili asokohe mbante detyrën e shefit të Agjencisë serbe të Inteligjencës, BIA.

Pas kësaj, Vuçiq ishte deklaruar për media me ç’rast kishte thënë se shteti i tij do të punojë sa më shpejt që është e mundur për të zbardhur vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

“Do të donim të shkëmbejmë jo vetëm informata por edhe të merrnim pjesë direkt në hetimin e vrasjes. Më vjen keq që ata kështu na kanë refuzuar. Mendoj se ne me punën tonë do të ndihmonim që të gjejmë se kush e vrau Ivanoviqin. Në krejt këtë punë, Serbia nuk e ka me rëndësi nëse vrasësi dhe urdhërdhënësi është serb, shqiptar apo ndërkombëtar”, pati deklaruar Vuçiq, njofton Klankosova.tv