Nga Londra në Nju-Jork për 54 minuta! Një tunel 20 trilionë dollarë që “çan” oqeanin
E kishit menduar ndonjëherë se mund të udhëtonit nga Londra në Nju-Jork për më pak se 1 orë?! Epo kjo mund të bëhet e mundur nga megaprojekti Mauth, i cili u propozua nga Elon Musk, dhe kushton 20 trilionë dollarë.
Në një kohë ku mënyra më e shpejtë për të udhëtuar drejt Amerikës është ajri dhe fluturimet zgjasin 8 orë, një tren që mund udhëtonte në një tunel nënujor me shpejtësi deri në 5000 km/h do të arrinte në Amerikë për 54 minuta.
Një propozim konkret parashikon një tunel që rri pezull rreth 49 metra nën sipërfaqe ujore, i krijuar nga seksione të shumta të para-bëra dhe i ankoruar nga kabllo të forta.
Plani përfshin përdorimin e teknologjisë së vakumit për të arritur këtë shpejtësi, duke krijuar mënyrën e udhëtimit ndërkontinental dhe shkurtimin e kohës nga 8 orë në 54 minuta.
E nëse për tunelin e Lamanshit, i cili lidh dy shtetet fqinje Francën me Anglinë, u deshën 6 vite punë, për këtë tunel që lidh dy kontinente do të duhen disa dekada.
Megjithatë ky projekt është ende vetëm në letër, por nëse do të realizohej do t’u vinte në ndihmë miliona qytetarëve në të dy kontinentet. (A2 Televizion)