MaqedoniTop Lajme

Ekskluzive: Qeveria “në panik”? Ziadin Selës i ofrohet karrigia e Kryeparlamentarit, Shëndetësia dhe Bujqësia!

Shpërndaje

Burime të brendshme nga koalicioni VLEN bëjnë të ditur për një ofertë të bujshme që i është bërë Ziadin Selës dhe Aleancës për Shqiptarët, në përpjekje për të thyer balancat politike dhe për të zbutur krizën që po përshkruan qeverinë.

Sipas të njëjtave burime, Selës i është propozuar posti i Kryetarit të Parlamentit, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Bujqësisë, në këmbim të hyrjes së tij në Qeveri pas përplasjeve të fundit brenda VLEN-it dhe bashkëpunimit të shumëpërfolur mes Taravarit dhe BDI-së.

Ky zhvillim hedh dritë mbi një krizë të thellë strategjike në kampin qeveritar, ndërsa oferta ndaj Selës shihet si një përpjekje e fundit për të ruajtur shumicën dhe për të shmangur një riformatim politik që po troket gjithnjë e më fort.

Duket se loja e madhe sapo ka nisur.