Kaos total në Komunën e Zhelinës! Këshilltarët, administratorët, punëtorët e ndërmarjes pa rroga
Përmes një postimi në facebook sërish ka reaguar BDI dega Zhelinë, ku në adresë të tyre ka arritur një mesazh nga i një të punësuari ku qartë tregon për një kaos total që ëahtë zhytur Komuna.
REAGIMI I PLOTË;
Kaos total në Komunën e Zhelinës!
Pagat po jepen me selektime, kush i shkon për shtati udhëheqjes i merr, tjerët presin me muaj.
Kërcënime, shantazhe dhe përjashtime nga puna vetëm pse kërkojnë pagat e veta.
Turp e skandal!
Një mesazh i dërguar nga i punësuarit në Komunë:
Gjithashtu edhe këshilltarët komunal nuk i kanë marrë kompensimet mujore mbi 2 vite e gjysëm, ku të gjthë këshilltarët e kanë dërguar në përmbarues komunën.