MaqedoniTop Lajme

Përçarjet në VLEN, Mickoski pritet të takojë partnerët shqiptarë në Qeveri

Shpërndaje

Përçarjet në VLEN, Mickovski pritet të takojë partnerët shqiptarë në Qeveri
Përçarjet në VLEN, Mickovski pritet të takojë partnerët shqiptarë në Qeveri
Ndryshimi i fundit 13:50 22 Prill, 2025
Kryeministri Hristijan Mickoski pritet që gjatë kësaj jave të zhvillojë takime me partnerët shqiptarë në Qeveri për të shqyrtuar pozicionet politike, pas tensioneve të fundit në kuadër të koalicionit VLEN. Këto zhvillime vijnë pas vendimit të Aleancës për Shqiptarët, e udhëhequr nga Arben Taravari, për t’u larguar nga VLEN.

Pak ditë më parë, Izet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike deklaroi se do të kërkojë zyrtarisht nga kryeministri Mickoski largimin e Taravarit nga Qeveria, duke theksuar se është e papranueshme që një ministër i Qeverisë të zhvillojë plane bashkëpunimi me opozitën shqiptare, konkretisht me BDI-në dhe liderin e saj Ali Ahmeti, përcjell TS

Sot, edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, u shpreh në të njëjtën linjë. Ai tha se Arben Taravari nuk e ka më vendin në Qeveri, pasi sipas tij, ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në dhe Ali Ahmetin siç e quajti, politikën e vjetër të korrupsionit dhe keqpërdorimeve. “Shiko, është e panatyrshme që një subjekt politik në qeveri që bashkëpunon me opozitën të vazhdojë të jetë pjesë e qeverisë,” tha kreu i BESËS.

Ai theksoi gjithashtu se vendimi përfundimtar do të merret në koordinim me partnerët e tjerë të koalicionit qeveritar: “Do të sjellim vendimin e fatit, do të thosha, për qeverinë dhe koalicionin. Çdokush që bashkëpunon me BDI-në dhe Ali Ahmetin, të cilin ne e kemi akuzuar për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitave publike për më shumë se 20 vjet, nuk mund të jetë pjesë e kësaj qeverie.” u shpreh Kasami në lidhje me largimin e Taravrit nga VLEN dhe mundësia e largimit nga Qeveria.

Ndryshe tensionet në koalicionin qeveritar pritet të jenë temë qendrore e takimeve të ardhshme të kryeministrit Mickoski, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e një rikonfigurimi të përbërjes së Qeverisë në ditët në vijim./TS/