Haradinaj takohet me Ramën, e falënderon për ndihmën gjatë krizës energjetike në Kosovë

Shpërndaje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Haradinaj tha se e falënderoi Ramën ndihmën e shtetit shqiptar gjatë krizës energjetike në Kosovë.

Ai shtoi se me Ramën ndër të tjera, bashkëbisedoi për projektin e hekurudhës Prishtinë – Durrës si dhe dhënien e dyshtetësisë për kosovarët, transmeton Klankosova.tv.

Më poshtë postimi i plotë:

Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë, siguri e politikë të jashtme, ishin temat kryesore të takimit të sotëm me Kryeministrin Edi Rama.

Bashkëbiseduam gjithashtu për projektin e Hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm për të dyja vendet, si dhe dhënien e dyshtetësisë për qytetarët tanë.

Falënderova Kryeministrin Rama për ndihmën e shtetit shqiptar gjatë krizës energjetike në Kosovë dhe shpreha nevojën e gjetjes së mënyrave të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve në këtë kohë aspak normale.