RajoniTop Lajme

Rama: Në 2024, ulja më e madhe e papunësisë në 34 vite

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama thotë se në 2024, u regjistrua ulja më e madhe e papunësisë në 34 vite, 8.8 përqind.

Në Petrelë, Rama u shpreh se në sektorin publik dhe privat vijon rritja e pagave.

“Sot kemi nivelin më të madh të uljes së papunësisë. Në 2024 pati rënie njëshifrore, 8.8 përqind. Këto nuk janë piktura, nuk janë opinione. Janë shifrat e të punësuarve në Republikën e Shqipërisë. Kur ne morëm detyrën , ishin 1.023.000 të punësuar, tani kemi 1.327.000 të punësuar. Janë 300 mijë e pak më shumë apo nuk janë? Kjo është ajo që kemi thënë dhe ajo që kemi bërë. Këto janë të dhënat reale. Sektori privat vijon të rrisë pagat. Në shtet, jemi në 1000 euro dhe projeksioni është 1200 euro i mesatares”, theksoi ai.