“Njerëz të tillë s’kanë vend në Lëvizje”, Haxhiu reagon pasi VV-ja e përjashtoi Mujecin nga partia

Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi Komisioni Disiplinor i LVV-së mori vendim për përjashtimin e Besnik Mujecit nga anëtarësia dhe gjithë strukturat e saja.

Mujeci, i cili është në mandatin e dytë si asamblist i LVV-së në Prishtinë, u kap mbrëmë në Tiranë bashkë me katër persona të tjerë, me 11 mijë e 300 tableta ekstazi, me peshë prej mbi 5.090 kilogramë në vlerë rreth 400 mijë euro.

E sipas Haxhiut, njerëz të tillë nuk kanë vend në LVV, transmeton Paparaci. Më tej, ajo shtoi se veprimet që çuan në arrestimin e Mujecit janë krime të rënda.

“Komisioni Disiplinor mori vendim për përjashtimin e Besnik Mujecit nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Veprimet për të cilat është arrestuar Besnik Mujeci janë krime të rënda dhe institucionet e drejtësisë duhet ta marrin dënimin e merituar”, shkroi ajo, duke ngatërruar “marrin” me “japin”.