Silvana Begaj: Ejani të votojmë!
Ejani të votojmë,
Se edhe heshtja lodhet një ditë!
Shkruan: Silvana Begaj
Ka më shumë kandidatë për deputet sesa njerëz të mbetur në shumë prej fshatrave të Shqipërisë.
Ka më shumë postera se punëtorë.
Ka më shumë premtime se sa njerëz që ende besojnë.
Jemi dhe Ne! Edhe pse të ikur, mbajmë Shqipërinë në valixhe.
Diaspora s’është më vetëm kartolinë dhe remitancë.
Këtë herë voton. Me zë. Me ndikim. Me të drejtën për të treguar se Shqipëria nuk është pronë e askujt.
Nuk duhet më që të fitojë Propaganda. Propaganda është kancer i demokracisë.
Mund të mashtrojë për një mandat, por jo për një brez.
Votoni njerëz të ndershëm dhe të papërlyer nga korrupsioni! Votoni me ndershmëri dhe përgjegjësi për njerëz që nuk krijojnë konflikt, por ide. Mos pranoni të përfaqësoheni nga sharlatanë dhe të paditur.
Votoni që ta kthejmë Shqipërinë nga një vend që të detyron të largohesh, në një vend që të fton të kthehesh.
Ejani të votojmë,
jo për të shpëtuar ndonjë “të madh”,
por për të shpëtuar njëri-tjetrin.
Ejani të votojmë,
Se ndoshta këtë herë do votojmë jo për ata që flasin më fort,
por për ata që nuk kanë pasur zë.
“Mos kini frikë të votoni. Kini frikë të mos votoni.
Sepse kur nuk zgjedhim ne, zgjedhin ata për ne.”
Nga Silvana Begaj