MaqedoniTop Lajme

Toshkovski: Hetimi për Koçanin ende nuk ka përfunduar! Janë përshirë edhe nëpunës policorë

Shpërndaje

Hetimi për Koçanin nuk ka përfunduar dhe me të mund të përfshihen edhe nëpunës policor. Këtë e theksoi ministri Pançe Toshkovski, i cili tha se tashmë për 7 nëpunës policor janë parashtruar kallëzime penale, por nuk saktësoi për kë bëhet fjalë, përkatësisht nëse në to ka edhe persona përgjegjës.

“Deri më tani është parashtruar kallëzim penal kundër 7 nëpunësve policor, deri më tani, deri dje, kundër 7 nëpunësve policor. Ndoshta gjatë periudhës në vijim do të kemi edhe nëpunës të tjerë policor që do të jenë lëndë e fillimit të hetimit. Hetimi nuk ka përfunduar. Për secili që do të gjendet provë se është i përfshirë në ndonjë mënyrë me ngjarjen penale-juridike nga aspekti i plotësimit të elementeve të veprës penale konkrete, do të procedohet në mënyrë adekuate”, tha Toshkovski.

Në ndërkohë grupi i deputetëve të Levicës deri në Kuvend ka parashtruar nismë për interpelancë për ministrin në lidhje me tragjedinë në Koçan.

“Interpelanca bazohet në 10 baza, prej të cilave 5 janë drejtpërdrejtë të lidhura me ngjarjen tragjike në Koçan. Baza e parë është mos pasja e asnjëfarë kontrolle ndaj diskotekës “Puls” që është obligim ligjor i Ministrisë për Punë të Brendshme”, tha Jançev.

Kjo është interpelanca e dytë për Toshkovskin. Interpelancën e parë e parashtroi grupi i deputetëve të Frontit Europian pas ndodhive gjatë kohës së festimit të Ditës së flamurit shqiptar, por atëherë nuk mori mbështetje jo vetëm nga shumica, por për të njëjtën nuk votoi as LSDM-ja.