Scholz tregon tri gjërat kryesore që ia tha sot përmes telefonit Putinit

Shpërndaje

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka zhvilluar sot një bisedë “të gjatë” telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ai ka veçuar tri gjërat kryesore që ia ka thënë të parit të shtetit rus dhe këto i ka bërë të ditura përmes rrjeteve sociale.

“Duhet të ketë armëpushim në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur. Pretendimi se nazistët sundojnë atje është i rremë dhe se Rusia është përgjegjëse për situatën globale të ushqimit”, shkroi i pari i qeverisë gjermane në Twitter, raporton skynews.

Ndërkohë, Putin raportohet t’i ketë thënë Scholzit se civilët janë evakuuar nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal.

Putin foli edhe rreth negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës, duke sugjeruar se ato po bllokohen nga Kievi.

“U dha një vlerësim themelor i gjendjes rreth negociatave ruso-ukrainase, të cilat në thelb janë të bllokuara nga Kievi”, shkruan në deklaratën e Kremlinit.

Ndryshe, Putin dhe Scholz ranë dakord të vazhdojnë kontaktet përmes kanaleve të ndryshme.