Trump: SHBA-ja po merr 2 miliardë dollarë në ditë nga tarifat
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se kanë siguruar pothuajse 2 miliardë dollarë të ardhura ditore nga tarifat që kanë vendosur në zbatim, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e tij në Shtëpinë e Bardhë, Trump bëri vlerësime lidhur me tarifat reciproke që ai shpalli më 2 prill.
Duke deklaruar se ata kanë siguruar rreth 2 miliardë dollarë të ardhura ditore nga tarifat reciproke të cilat ai i përshkroi si “marrëveshje të veçanta tregtare”, Trump tha se ata “kanë bërë një punë shumë të mirë” në këtë çështje.
“Aktualisht Japonia po shpejton për të bërë një marrëveshje, Koreja e Jugut po vjen këtu për të bërë një marrëveshje dhe të tjerët po bëjnë të njëjtën gjë”, theksoi Trump.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt tha se gati 70 vende kanë kontaktuar me Trumpin për të filluar negociatat që nga shpallja e tarifave më 2 prill. “Vendet po garojnë me njëri-tjetrin për të korrigjuar praktikat e padrejta tregtare dhe për të hapur tregjet e tyre lirisht ndaj vendit tonë”, shtoi ajo.
Leavitt theksoi se Trump ka dhënë udhëzim që të bëhen marrëveshje tregtare të përgatitura posaçërisht për çdo vend që dëshiron të bëjë marrëveshje me SHBA-në.