VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin
Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike në vend. Kështu deklaroi Visar Ganiu nga VLEN, në intervistën për Alsat.
Ai theksoi se Taravari është i vetëdijshëm se, i vetëm, nuk do ta fitojë asnjë komunë, ndërsa largimi me këtë arsyetim, është vetëm një pretekst që më pas të bashkohet me BDI-në.
“Shpesh më pyesin njerëzit a do të ndikojë kjo tradhtia e zotëri Taravarit, që tash po largohet nga ju me preteksin se do të garojë e vetme në zgjedhjet lokale, që s’është e vërtetë për shkak se ai i din të gjitha sondazhet se vetë nuk mund të garon dhe nuk mund ta merr asnjë komunë.
-As Gostivarin dhe Vrapçishtin?
-Asnjë, asnjë, ju betohem kështu. Është ndarë për të gjetur një arsye, për ta shfrytëzuar këtë hapësirën kohore dhe pastaj për të krijuar hapësirë që t’i bashkëngjitet BDI-së. Por prapë se prapë them që, ai nuk duhet për këtë tradhti t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe atyre 107 mijë votave”, tha Visar Ganiu, VLEN.