MaqedoniTop Lajme

Fetai dhe Aliu zhvillojnë takim me përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Shkup

Shpërndaje

Zv/kryeministri Arben Fetai ka njoftuar se së bashku me ish ministrin Azir Aliun në Ambasadën e SHBA-së në Shkup, kanë zhvilluar një takim me zëvendës- shefen e misionit, Nicole Varnes.

“Kafen e mëngjesit e pimë në konakun më të rëndësishëm për shqiptarët në vendin tonë – Ambasadën e SHBA-së – ku na mirëpriti zëvendës-shefja e misionit, Nicole Varnes. Me miken tonë, biseduam për partneritetin tonë të vazhduar në luftën kundër korrupsionit, promovimin e shtetit të së drejtës dhe mbështetjen në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Fetai.