Përfundon takimi mes ASh-së dhe Ali Ahmetit, Ziadin Sela flet për listat zgjedhore
Në Reçicë të Vogël në Tetovë, në selinë e BDI-së është zhvilluar takim mes kryetarit të integristëve, Ali Ahmetit dhe kryetarit dhe pjesëtarëve të tjerë të ASh-së, transmeton TV21.
Pas takimit kryetari i ASh-së, Ziadin Sela tha se në këtë takim është bërë koordinim dhe se është biseduar për proceset aktuale në vend.
Tha se “duhet të jemi vigjilent që të mos lejojmë vazhdimin e taktikizimeve të cilat do ta dobësojnë pozitën e shqiptarëve në vend”.
Më tej Sela është pyet edhe për listat zgjedhore lokale të Frontit Europian.
“Është proces në sipër i cili diskutohet, por marrëveshje konkrete akoma nuk ka”, tha Sela.
“T’i sqarojë dilemat vetë njëherë z.Taravari, pastaj unë do të kemë përgjigje”, kështu deklaroi kreu i ASH-së, pjesë e Frontit Europian, Ziadin Sela për informacionet se Arben Taravari do t’i bashkohet Frontit Europian, transmeton TV21.
Tutje, Sela potencoi se Taravari ndryshon shumë shpejtë.
“T’i sqarojë dilemat vetë njëherë z.Taravari, pastaj unë do të kemë përgjigje, sepse ndryshon pastaj.shumë shpejt. Herë thotë këtë, herë atë, kështu që unë nuk i ndjek dot gënjeshtrat e tij”, deklaroi kreu i ASH-së, pjesë e Frontit Europian, Ziadin Sela.
Kujtojmë se këtë pasdite, Ziadin Sela me bashkëpartiak zhvilluan takim me kryesinë e ngusht të BDI-së në Reçicë të Vogël, ku siç bëhet e ditur kanë diskutuar për aktualitetin politik.