Bota

Sirianët në të gjithë vendin festojnë pasi Trump heq të gjitha sanksionet

Shpërndaje

Të shtëna festive dëgjohen në kryeqytetin Damask sonte, ndërsa sirianët ndiejnë se po hapet një kapitull i ri – plot mundësi për vendin e shkatërruar nga lufta.

Është një moment që Siria e ka pritur me padurim. Qindra mijëra sirianë janë prekur nga sanksionet që kanë dëmtuar ekonominë, e lajmi se presidenti amerikan Donald Trump ka hequr të gjitha sanksionet ndaj këtij vendi, ka gëzuar shumë sirianët.

Dhe tani, me një qeveri të re në fuqi pas rrëzimit të regjimit të Asadit, i cili kishte lënë 90% të popullsisë nën kufirin e varfërisë, presidenti i ri Ahmad al-Sharaa ka nevojë për heqjen e sanksioneve për të qenë në gjendje të vërë në lëvizje ekonominë.

Shumë biznese dhe donatorë ndërkombëtarë duan të kontribuojnë për të ndihmuar në rrjedhën e fondeve dhe marrëveshjeve të biznesit, por deri më tani janë ndaluar nga sanksionet.

Nuk mund të miratohen fonde për të arritur në Siri ndërsa ato janë në fuqi, pasi Banka Qendrore e Sirisë që do të merrte çdo transaksion po vepron gjithashtu nën sanksione.

Është një lehtësim për sirianët brenda vendit që duan të drejtojnë bizneset e tyre normalisht, por edhe për miliona të bllokuar si refugjatë që nuk kanë ku të kthehen – pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan nga bombardimet e Asadit.

Rindërtimi i Sirisë ka nevojë për mbështetje ndërkombëtare – dhe tani do të jetë më e lehtë ta vëmë atë në lëvizje.