BDI: Një tjetër goditje për kulturën shqiptare në Tetovë!
Në një postim në facebook ka reaguar BDI-i në lidhje me rebalancin e fundit, Qeveria pa legjitimitet etnik, uli buxhetin për Teatrin e Tetovës nga 15 në vetëm 12 milionë denarë.
Reagimi i plotë:
NJË TJETËR GODITJE PËR KULTURËN SHQIPTARE NË TETOVË!
Me rebalancin e fundit, Qeveria pa legjitimitet etnik, uli buxhetin për Teatrin e Tetovës nga 15 në vetëm 12 milionë denarë.
Vetëm për ndërtimin e objektit të Teatrit dhe bibliotekës në Tetovë janë shkurtuar 3 milionë denarë.
Ndërkohë, buxheti i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit është dyfishuar: nga 246 në 464 milionë denarë.
Kalaja e Shkupit – nga 2 në 10 milionë denarë
Universiteti në Pllaoshnik – nga 10 në 46 milionë denarë
Shpenzimet kapitale për ndërtim të objekteve +41 milionë denarë
Ndërsa kultura shqiptare vazhdon të shkurtohet, shkatërohet dhe përjashtohet.
Bashkimi Demokratik për Integrim do të reafojë më të gjitha instancat dhe do të kërkojë me vendosmëri barazi kulturore dhe rikthim të dinjitetit për artistët dhe kulturën shqiptare!